AUTODESK | 3ds MAX Design

3ds MAX Trajnimi

3DS Max është ndër softuerët më të popullarizuar për 3D modelim, animacion, renderim si dhe kompozim, i cili ofron zgjidhje për archviz, lojra, film si dhe artist të grafikës në lëvizje. Përdoret nga arkitektët dhe dizajnerë duke mundësuar që në mënyrë realistike të modelojnë dhe prezantojnë projektet përmes 3D modeleve, imazheve/renderëve, simulimeve dhe animacioneve. Në këtë modul te trajnimit do të njoftoheni me konceptin e punës, veglat, teknikat dhe procesin e 3D modelimit, renderimit si dhe konceptin e animacionit. Trajnimi përfshinë njohjen me hapësirën e punës, krijimin e objekteve, modifikimin e objekteve, poly-modelimin, materialet, ndriqimin, kamerat, si dhe renderimin dhe animacionin me Mental Ray render engine.

Moduli 1 - Njohja me konceptin e punes, kryesisht është i koncentruar në:

  • 3D Poly-modelimin e objekteve, teknika te modelimit te cdo lloj objekti
  • Import i 3D modeleve/projekteve nga programet CAD/BIM si ArchiCAD dhe AutoCAD ne 3Dmax 
  • Materializimin, percaktimi i materialeve dhe teksturave te 3D modeleve
  • Ndriqimin, vendosja e ndriqimit natyral apo artificial  
  • Renderimin me me Mental Ray render engine

*Ky modul është si parakusht për TRAJNIMET tjera per V-Ray për 3DS Max  që kanë të bëjnë me Vizuelizimet realistike.

Moduli 2 - Modelim i avancuar. Ky modul eshte i koncentruar ne teknikat e avancuara te 3D poly-modelimit permes metodave te avancuara, permbane 3Dmodelimin e objekteve, produkteve te enterierit - detaleve te arkitektures etj.

**VËREJTJE: Ne keto module nuk perfshihet mësimi apo përpunimi i renderave fotorealistike me V-Ray, trajnimet per V-Ray mund ti vijoni si module te veçanta duke aplikuar ne këtë link -   V-Ray Trajnimet


Moduli_1:  3ds MAX | Beginner Modeling |

Versioni: 3ds MAX Design 2014

Numri i orëve: 24h

Data e fillimit: GUSHT -2014

Kushtet paraprake: Njohuri themelore për Windows

Instruktor: Gëzim Radoniqi ark. 

Çmimi: 160€

 

PËRSHKRIMI I MODULIT_1

HYRJE NE 3DSMAX

  • Kuptimi i hapësirës punuese
  • Konfigurimi i hapësirës punuese
  • Navigimi ne ‘viewport
  • Paraqitjet e ndryshme të viewport
  • Selektimi i objekteve
  • Transformimi i objekteve
  • Krijimi i objekteve
  • Grupimi i objekteve
  • Puna me ‘Layer
  • Puna me ‘Subobjects
  • Grid & Snap
  • Menaxhimi i file’ave ne 3DSmax

KRIJIMI I GJEOMETRISE ELEMENTARE & COMMAND PANEL

  • Paneli ‘Create
  • Krijimi dhe modifikimi i objekteve (Primitives, Extended Primitives)
  • Paneli ‘Modify

THE RIBBON & MODIFIERS

  • The Ribbon
  • Njohja me Graphite Modeling Tools
  • Modifier Stack (kuptimi si funksionojne 'Modifiers)
  • Modifikimi me ‘Sub-Object Modifiers

MODELIMI ME SHAPES

  • Modelimi me ‘Splines
  • Krijimi i ‘Splines
  • Krijimi i tekstit
  • Modifikimi i ‘Editable Spline ne nivelin sub-object (Vertex, Segment, Spline)
  • Modifikimet tjera: ‘Lathe, ‘Loft, ‘Sweep, 'Surface, 'Cross Section, 'Edit spline etj.

MODELIMI ME POLIGONE

  • Baza e modelimit me poligone
  • Modifikimi me ‘Editable Poly
  • Modelimi ne nivelin sub-object (Vertex, Edge, Boarder, Poly, Element)
  • Modifikimet tjera: EditPoly, Bend, Twist, Melt, PathDeform, Slice, Turbosmooth, Displace, FFD, PolySelect, Vol.Select, Normal, Miror, Push, Shell,
  • ‘Compound Objects - Boolean, ProBoolean,
  • Caktimi i imazheve referuese per modelim

  • DETYRE/USHTRIME - Polymodeling Barcelona Chair(detyre hap pas hapi)

MODELIMI ME AEC DHE IMPORTIMI/BASHKIMI

  • Modelimi me veglat AEC
  • Modelimi i elemnteve te nderteses permes veglave Windows, Doors, Stairs, Railing etj.
  • Import i 3D modeleve nga software tjere, lidhja me AutoCAD dhe ArchiCAD

MATERIALET - TEKSTURAT

  • ‘Material Editor
  • ‘Slate Material Editor
  • ‘Standard materials
  • ‘Mental Ray material
  • ‘Multi/Sub-Object material
  • ‘Maps – Teksturat
  • ‘Procedural Maps
  • ‘UVW Modifier
  • ‘Unwarp UVW Modifier

NDRIQIMI

  • Llojet e dritave – ndriqimit
  • Atributet elementare te dritave
  • Dritat fotometrike
  • Sistemet e ndriqimit
  • Ndriqimi nga Imazhet - IBL

CAMERA

  • Llojet e kamerave
  • Atributet elementare te kamerave (DOF, MB)
  • Perspective match (pershtatja e kendit te kameres me foto ekzistuese)

RENDERIMI

  • Menyrat e renderimit
  • Render Setup
  • Renderimi bazik me Mental Ray
  • Renderimi me IBL - Mental Ray

ANIMACIONI

  • Si funksionon animacioni
  • Menyrat e animimit
  • Animim i kameres - ‘Path animation
  • Animim i objekteve/modifiers
  • Krijimi i sunstudy
  • Simulimi i publikut me Populate

Disa prej ushtrimeve-detyrave pjese e trajnimit ne 3D Modelim