archiEDU

View Original

BIM PROJEKTI 2020

KONKURS NDËRKOMBËTAR PËR STUDENTËT E ARKITEKTURËS organizuar nga GRAPHISOFT

TREGO AFTËSITË E TUAJA NË BIM


OBJEKTIVAT
E KONKURSIN

Identifikimi i projekteve më të mira arkitektonike të realizuar me përdorimin e teknologjisë BIM.

Avancimi i përdorimit të teknologjisë BIM në edukim.

Vlerësimi i nivelit të njohurive të teknologjisë moderne në fushën e arkitekturës.

Lidhja ndërmjet studentëve si dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojës.

Mbështetja në implementimin e teknologjisë BIM në universitete.

Mbështetja dhe zhvillimi i komunitetit të përdoruesëve të BIM softuerëve.


PROJEKTET KONKURUESE

Projektet e dorëzuar duhet të jenë të punuar me ARCHICAD 23, BIM softueri i parë në këtë industri e zhvilluar për arkitektët nga GRAPHISOFT.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet:

  • Të konkurojnë me projekte semestrale apo projekte të punimit të diplomës.

  • Të kenë licensën e ARCHICAD-it të verzionit Edukativ
    (nëse nuk keni një të tillë, atëherë ju mund të regjistroheni dhe ta merrni FALAS në edu.graphisoft.com/free-license)

  • Të dorëzohet projekti i punuar me ARCHICAD 23.

  • Studentëve ju lejohet përdorimi edhe i softuerëve tjerë për qëllime të vizualizimit apo edhe për krijimin e Layouts/Posterëve për dorëzim.


KATEGORITË
E PROJEKTEVE

SHTËPI BANIMI

NDËRTESË BANIMI

NDËRTESË PUBLIKE


ÇMIMET / SHPËRBLIMET

Çmimi i parë*:

  • Liçensa Permanente e ARCHICAD 24 (me vlerë prej 3480€)

  • Abonim 1 vjçarë në BIMx PRO (me vlerë prej 50€)

  • Çasje në trajnimin “Become an ARCHICAD champion

  • Pjesëmarrja në Basecamp 2020**

Çmimi i dytë*:

  • Abonim 1 vjçarë në BIMx PRO (me vlerë prej 50€)

  • Çasje në trajnimin “Become an ARCHICAD champion

  • Pjesëmarrja në Basecamp 2020**

Çmimi i tretë*:

  • Abonim 1 vjçarë në BIMx PRO (me vlerë prej 50€)

  • Pjesëmarrja në Basecamp 2020**

Çmim nderi***:

  • Abonim 1 vjçarë në BIMx PRO (me vlerë prej 50€)

Çmimi për vizualizim nga TWINMOTION ****:

  • Liçensa Permanente e TWINMOTION 2020 (me vlerë prej 4500€)

  • Seancë private një orë me ekspert të Epic Games Twinmotion.

* Fituesit do të përzgjidhen për secilën kategori veçmas

** Basecamp është eventi edukativë i organizuar nga GRAPHISOFT që mbahet në Budapest çdo vit. Ky event është krijuar për të ndihumar studentët qe janë duke diplomuar dhe të përfitojnë një fillim të mbarë në hapat e parë të karrierës së tyre, të kenë mundësinë e ekspozimit me kultura të ndryshme si dhe njohje me shumë arkitektë nga e gjithë bota.

*** Projektet që do të futen në listën tonë e ngushtë, ku secili nga ta do të fitojnë çertifikaten e çmimit të nderit dhe një shpërblim.

**** Në mesin e atyre studentëve që përdorin TWINMOTION 2020 për vizualizim, Epic Games ofron një çmim special ku vlersohen projektet nga ekspertet e tyre të vizualizimit. Nëse nuk keni një license të versionit Edukativë nga TWINMOTION 2020, mund të regjistroheni dhe ta shkarkoni FALAS këtu: https://www.unrealengine.com/en-US/get-now/twinmotion


PJESËMARRJA
NË KONKURS

Për të marrër pjesë në konkurs, duhet:

  • Të aplikoni individualisht

  • Të jeni i regjistruar në një nga universitetet e akredituara të Arkitekturës dhe aktualisht në përfudim të nivelit Bachelor apo Master.

  • Të jeni në moshë 18-25 vjeç.

  • Të aplikoni me një projekt në vetëm njërën nga kategoritë e projekteve.

Për çdo detaje më të hollësishme na kontaktoni ne apo viziton faqen për të parë më hollesisht rreth konkuresit.

https://bimproject.design/en/main/


KALENDARI
I KONKURSIT

11 Maj - 30 Qershor

Regjistrimi dhe dorëzimi i projekteve

01 - 07 Korrik

Vlerësimi i projekteve të dorëzuara

08 Korrik 2020

Shpallja e fituesëve


REGJISTRIMI DHE FORMA E APLIKIMIT

Për tu kualifikuar në BIM PROJEcT 2020, duheni të përfundoni procesin e regjistrimit dhe pastaj të veifikoni email adresen tuaj.

Plotëso te dhënat e juaja personale.

Pregadit fajllat e projektit:

1) 1-6 Postera në formatin .png apo .jpg (me dimenzione 1000 x 1400 px) dhe në formatin .pdf (me dimenzione 100 x 140 cm, 150 dpi)
2) Fajlli i projektit në formatin *.pla (jo më të madhe se 1GB) e rruajtur nga ARCHICAD 23,
3) Opsionale: BIMx fajlli apo/dhe video në formatin .mp4 (p.sh. Twinmotion animacioni)

Ngarkoni të gjitha fajllat e pregaditura të projektit në llogarin qe keni krijuar

Bashkangjitë tekstualisht një përshkrim për teknikat e modelimit dhe softuerët tjera të përdorura në projekt.

Shpallja e fituesve

Win a prize and tell your friends!

Fito njërën nga çmimet dhe shpërndaje me kolegë!


KRITERET
E VLERËSIMIT

PROJEKTET DO TË VLERËSOHEN SIPAS KRITEREVE TË MËPOSHTME:

50%


ARKITEKTURA

Cilësia e lartë e projektit, koncepti funksional, duke marrë parasysh karakteristikat regjionale si dhe racionalitetin mjedisor, ekonomik dhe shoqëror.

50%


Përdorimi efektiv i ARCHICAD-it

  • Library Management

  • Project Management

  • Attribute Management

  • Project settings

  • Project Preferences

  • Project Structure

  • External content

Kriteret në ARKITEKTURË do të vlerësohet nga arkitektë me renome botërore, ndërsa kriterert në PËRDORIMI EFEKTIV I MUNDËSIVE NGA ARCHICAD do të vlerësohet nga BIM ekspertët dhe anëtarët nga GRAPHISOFT.


Për më shumë informata lidhur me procesin e regjistrimit dhe mënyrën e aplikimit, klikoni në linkun e mëposhtëm: