BIMx-black-Banner.png
 

BIMx - aplikacion për prezantimin e BIM projekteve - paraqet BIMx “Hyper-Model“, një teknologji unike* për navigimin e projekteve me informatat 2Dimensional dhe 3Dimensional të integruar në një vend. BIMx Hyper-Modelet ofrojnë një performancë dhe manovrim të jashtëzakonshëm madje edhe për 3D modelet më komplekse të objekteve dhe 2D dokumentacionin e zgjeruar.

* Aplikueshme vetëm në versionin PRO
 
 

BIMx PRO

BIMx "Hyper-Model" është një teknologji unike për navigimin e projekteve me informatat 2D dhe 3D të integruar në një vend. BIMx Hyper-model ofronë performancë të jashtëzakonshme edhe për projektet me 3D modele komplekse si dhe me dokumentacion shumë të gjerë në 2D.

 

BIMx

GRAPHISOFT BIMx mundëson hapjen e BIM projekteve si dhe explorimin e 3D modelit në mënyrë interaktive në pajisjet mobile Apple dhe Android..

 

 

BIMx Desktop Viewer

BIMx Desktop Viewer është aplikacion për Mac / Windows që mundëson eksplorimin e BIM modeleve (të ruajtura në formatin bimx) në kompjuterët desktop dhe llaptop.

 

Info | Llojet | Licensat | Pse BIMx? | Video

Llojet e Aplikacioneve BIMx

BIMx ofrohet në dy versione në Apple App Store dhe Google Play.
Zgjedh versionin që ju përgjigjet më së miri juve.

 
bimx-icon.png

BIMx

Rekomandohet për klietë, BIMx ofron qasje FALAS në 3D prezantimin e çfarëdo BIMx ndërtese të modeluar
 

Karakteristikat kryesore të BIMx:

Përmbajtja 3D: 
Walk apo fly through të projektit në 3D.
 

Stereo Mode:
Rritja e përjetimit gjatë navigimit të modelit me syze 3D

.

Graviteti:
Lëvizja në mënyrë natyrale, madje edhe duke u ngritur nëpër shkallë.
.

Prerja e Bazave:
Shiqo gjërat në një prespektivë të re
.

Njohja e "Egress":
Kliko derën për të kaluar nëpërmjet saj. Kliko ndonjë objekt për t;ju afruar atij
.

 NEW | Konektimi në Cloud:
Shkarkoni dhe hapni BIMx projektet nga Cloud aplikacionet direkt nga BIMx
.

NEW | Paraqitja e Zonave dhe Orientimi:
Vëllimi i Zonave të dukshme në 3D. Emërtimi i kthinave që ndihmojnë për orientim në hapësirë. 

bimx-pro-icon.png
 

BIMx PRO

Mundëson hapjen dhe shikimin e projektit BIMx në 2D dhe 3D në pajisjet mobile. Duke ju falënderuar teknologjisë revolucionare të BIMx Hyper model, i gjithë dokumentacioni 2D është i ndërlidhur me 3D Modelin.

Karakteristikat shtesë në BIMx PRO janë:

2D Përmbajtja:
Shikoni komplet dokumentacionin e projektit në pajisjet mobile, duke përfshirë të gjitha faqosjet/layouts e publikuara, vizatimet, skemat, etj.

Ndërlidhja 2D dhe 3D:
Duke ju falënderuar shënuesve/markerave inteligjentë, 2D faqosjet/layouts janë të lidhura direkt me 3D modelin, ashtu sikurse me linqe, gjë që mundëson tranzicion të shpejtë ndërmjet pamjeve të ndryshme të projektit.

Smooth Transitions:
Kalimi ndërmjet projeksioneve 2D dhe 3D me tranzicion të animuar, duke e bërë kështu projektin shumë më të kuptueshëm për të gjithë aktorët e involvuar në të.

3D Prerja në të gjitha rrafshet:
Përpos prerjeve nëpër baza, 3D prerjet  në rrafshe të ndryshme të Modelit me ndihmën e "Slider", e bëjnë më të qartë relacionin me hapësirën.

2D në Kontekstin e Modelit:
Paraqet ekstra detale nëpërmjet vizatimeve të shtresuara/overlayed në prerje, dukje, apo edhe në baza.

Shfaqja e informatave të caktuara të elementeve: NEW
Ngarko elementet e modelit me informata bazike apo të çfarëdoshme. Kontrollo se kush çfarë mund të shohë, varësisht nga nevojat e tyre.

Informatat e Zonës dhe Emërtimi i kthinave: NEW
Informatat gjithashtu funksionojnë edhe për Zona. I ofron kontraktorëve informatat rreth materialeve finale të kthinave apo çfardo detali tjetër të nevojshme lidhur me atë hapësirë.

AirPrint Suportimi: NEW
Zëvendëso vizatimet e vjetra drejtëpërdrejtë nga BIMx, pa e prekur fare ArchiCAD-in. Printo në mënyrë direkte nga pajisjet iOS përmbajtjet 2D dhe 3D të "Hyper-modelit".

Shënim: Aplikacioni BIMx Pro dhe opsioni "model-sharing" aktualisht është në dispozicion vetëm në platformën iOS. Përkrahja e platformës Android do të jetë në dispozicion së shpejti.

Info | Llojet | Licensat | Pse BIMx? | Video

Llojet e Licencave

Zgjidh skemën e duhur, varësisht nga profesioni dhe nevojat.

Në zyre, në terren, apo në takime me klientin, kontraktorin, etj, BIMx dhe BIMx PRO inkurajojnë komunikimin më produktiv dhe më profitabil me të gjithë akterët e involvuar në projekt.

Klientët e dëshirojnë aplikacionin BIMx sepse ju mundëson të zbulojnë një numër të pakufizuar të 3D modeleve në çfarëdo pajisje mobile.

Arkitektët, në anën tjetër, mund të zgjedhin për BIMx PRO, i cila ju mundëson qasje të plotë në të gjitha 3D modelet DHE ndërlidhjen me komplet 2D dokumetacionin e projekteve të tyre.

Dhe sigurisht, BIMx modelet mund të shpërndahen (shared), kështu që klientët mund të kenë qasje individuale në BIMx Hyper-model (duke përfshirë përmbajtjet 2Dimensionale dhe 3D) në ndonjërën nga pajisjet e tyre mobile, pasi që arkitekti bën ndarjen/share e projektit me klientin.

* Të gjitha pajisjet iOS të lidhura me llogarin tuaj të Apple ID

* Të gjitha pajisjet iOS të lidhura me llogarin tuaj të Apple ID

Info | Llojet | Licensat | Pse BIMx? | Video

Pse BIMx?

Disa shembuj se si BIMx mund t'ju mbështes në BIM komunikimin e përditshëm, nga tavolina e arkitektit e deri në koordinimin në terren.

 

Merreni projektin kudo që të shkoni!

Azhurimi/Update nga Cloud

Me lidhje direkte me BIM projektet në ARCHICAD, BIMx ofron komunikim të rrjedhshëm dhe të lehtë me të gjithë akterët tjerë të involvuar jashtë zyres.

BIMx mundëson shkarkimin dhe hapjen e BIM projekteve drejtëpërdrejtë nga serviset e njohura "CLOUD Storage" siç janë iCloud, Dropbox apo Google Drive.

Transferimi i BIMx projekteve nëpërmjet GRAPHISOFT’s cloud-based BIMx Model Transfer e bën më të sigurt dhe më efektive ndarjen e projekteve me klientët.

Informatat e caktuara të elementeve

Building Information Models përmbanë një numër jashtëzakonisht të madh të informatave. Arkitektët tani mund të vendosin se cilat nga këto informata të publikohen në BIMx Hyper-model.

Duke përdorur "Apple’s data detector", çdo informatë në kutinë e informatave njihen si email, numër telefoni, weblink, një adresë, duke siguruar lidhje të drejtëpërdrejtë me Aplikacionin Mobil përkatës.

Për një komunikim dhe organizim të shpejtë dhe të rrjedhshëm mund të vendosim një weblink që ju drejton tek një prodhues/shitës i caktuar i mobiljeve, apo databazën e shërbimeve të ndërtesës, etj,

Informatat e Zonës dhe Emërtimi i kthinave

Informatat e zonës në baza dhe emërtimi i zonës në 3d model janë interaktive në kuadër të modelit BIMx.

Duke klikuar në këto elemente mund të kemi qasje në informatat kyçe të kthinës/zonës, ku arkitektët mund të japin informata shtesë për çdo detal të hollësishëm për hapësirën që e rrethon.

Agjentët e Real-estate (të pasurive të patundshme) dhe operatorët e ndërtesës i ofron informata për materialet finale të kthinave apo çfarëdo detali tjetër të nevojshëm lidhur me atë hapësirë, që i gjejmë të paketuara në "Zone info tags", e të cilat mund të arrihen vetëm me një klikim në emërtimin e Zonës.

AirPrint Suportimi

Prezanto detalet e projektit në takim me klientin apo në terren (kantierin e ndërtimit), zëvendëso ndonjë vizatim të humbur apo të vjetërsuar dhe bashkangjite atë në dokumentacionin e projektit.

Në BIMx PRO, në mënyrë të përsosur mund të printojmë komplet përmbajtjen e modelit në 2D dhe 3D të BIMx Hyper-model direkt nga pajisjet iOS në printerat që përkrahin opsionin AirPrint.

Madje edhe jo-profesionistët siç janë klientët apo kontraktorët, mund të printojnë projektin direkt nga BIMx, pa patur nevojë ta përdorin ARCHICAD-in.

Printo të gjitha vizatimet, apo zmadho në ndonjë detal të caktuar nga 3D pamjet apo 2D vizatimet. Çfarëdo qoftë e nevojshme për të  arritur qëllimin nga të gjithë, më shpejtë se kurrë.

Dërgo qëllimin tuaj të projektimit me lehtësi, madje edhe për ata që nuk janë profesionistë!

Navigimi në Hyper-Model

Modeli bazuar në kontekstin e linqeve senzitive (hyperlinks) është ajo që e bën unike BIMx Hyper-models. Konceptualisht, këto linqe janë shumë të ngjajshme me linqet sikurse ne web. Dallimi qëndron te pozita e tyrë në hapësirë ku edhe i jep një dimension shtesë të pakrahasueshëm për ta kuptuar më lehtë modelin, njëkohësisht edhe duke na e bërë më të lehtë navigimin.

3D-Prerja e rrafsheve

Me ndihmën e prerjes së rrafsheve në 3D, duke përdorur Sliderin interaktiv mund të arrijmë prerje virtuale përmes ndërtesës. Ky mjet i fuqishëm i koordinimit i mundëson që të gjithë shikuesit ta kenë më të qartë relacionin me hapësirën.

Vizatimet në kontekstin e Modelit

Shumë njerëz e kanë të vështirë të punojnë njëkohësisht në 2D dhe 3D. Por jo më. Me tranzicion të lehtë dhe konteksin e shtresimit/overlay të informatave sensitive të BIMx PRO, lëvizja ndërmjet dimensioneve të ndryshme të projektit bëhet argëtim.

Info | Llojet | Licensat | Pse BIMx? | Video

Ecuria e punës | Video

Ju prezantojmë BIMx Hyper-models

Graphisoft, pas një pune të gjatë dhe të vështirë, ka zhvilluar aplikacionin BIMx Hyper-Models që do të punoj për ju. Dhe ne jemi krenarë në rezultatin përfundimtarë. Shpresojmë se edhe ju do të ndiheni aq krenarë me përdorimin e tij ashtu sikurse ne ju prezantojmë atë për ju.

BIMx PRO në industrinë AEC

BIMx është po aq efektive në prezantimin e varianteve të projektit për klientët ashtu sikurse edhe në koordinimin ndërmjet inxhinierëve tjerë në terren. Mbi të gjitha, ju as që keni nevojë të jeni i pranishëm për prezantimin e projektit, thjesht dërgoni linkun e BIMx Hyper-modelit.

BIMx në aksion

BIMx tanimë është shkarkuar nga qindra e mijëra përdorues mobil. Potenciali i tij i vërtetë vjen në jetë me prezantimin e  funksionit më të ri të BIMx Docs, i cili mundëson qasje të plotë në dokumentacionin 2D të projektit brenda kontekstit të 3D modelit.

BIMx - udhëzues hap-pas-hapi 

BIMx përfshihet brenda në softuerin e ArchiCAD-it. Interfejsi i tij intuitiv dhe integrimi me "cloud" e bën atë një mjet të pakrahasueshëm për çdo arkitekt që punon me BIM (Building Information Model).

Nëse dëshironi të mësoni më shumë në lidhje me BIMx dhe BIMx Pro, kontaktoni ArchiEDU, ne jemi zyrtarisht në shërbimin tuaj për çdo pyetje në lidhje me produktet e GRAPHISOFT-it

 

adresa:

Boulevard "Nëna Tereza",
st. Fehmi Agani, 4th Floor, No.5
10000 Prishtinë, Kosova

 

mob:

+386 (049) 145-820
+377 (044) 777-500

 

email:

info@archiedu.com

 

web:

www.archiedu.com