1-A9RF705.png
 

GRAPHISOFT EcoDesigner STAR

GRAPHISOFT EcoDesigner Star, është një shtesë (plug-in) i ArchiCAD it, që ofron rrjedhë të plotë të punës nga BIM në BEM. Kjo ju mundëson arkitektëve që plotësisht ti shfrytëzojnë dhe zgjerojnë edhe më tej mundësitë dhe kapacitetet e Building Energy Modeling të integruar në ArchiCAD 19.

 
 

EcoDesigner STAR është krijuar për të shërbyer në masë të madhe në projektimin e ndërtesave me energji efiçiente duke e shëndrruar ArchiCAD-in nga Building Information Models (BIM) në disa zona termike të Building Energy Models (BEM) .
Arkitektët tani mund të gëzojnë përfitimet që i sjell BEM, me simulimin e performancës së energjisë së ndërtesës dhe raportimin e saj brenda ArchiCAD-it.
Projektimi i ndërtesave me energji të ulët dhe net_zero energji, është bërë e lehtë për arkitektët në mbarë botën duke përdorur simulimin e energjisë

me EcoDesigner STAR në përputhje me standardet, si dhe duke ofruar vizualizim dhe dokumentacion të avancuar për energjinë e ndërtesës.
Përveç funksionalitetit për simulimin e energjisë e cila gjendet e integruar në ArchiCAD, EcoDesigner STAR mundëson bashkëpunim të plotë me konsulentët e energjisë së ndërtesës, duke ofruar interfejs të avancuar për BEM eksport (siç janë gbXML dhe PHPP) që mundëson eksportimin e të dhënave nga ArchiCAD në aplikacionet tjera për kalkulimin e energjisë së ndërtesës, duke përkrahur  standardet lokale.

Info | BIM në BEM | Procesi i Punës | Vlerësimi | Karakteristikat | Simulimi | Raporti | Performanca | Krahasimi

EcoDesigner STAR | Procesi i Punës

EcoDesigner STAR ofron procesin e punës që përmbush vlerësimin e standardeve më rigoroze të energjisë efiçiente të ndërtesës, duke ofruar analizat më të sakta të energjisë, për çdo fazë të projektimit.

 

 

 

 

Për të mësuar më shumë rreth EcoDesigner STAR, si dhe procesin e punës, shikoni këto video sipas renditjes:

HYRJE

ANALIZAT KLIMATIKE

KALIBRIMI I MODELIT TË ENERGJISË SË NDËRTESËS

KARAKTERISTIKAT E PROJEKTIT PËR ZGJIDHJE TË NDËRTESËS ME ENERGJI TË ULËT

PROJEKTIMI ARKITEKTONIK ME KËRKESA TË VOGLA TË SHPENZIMEVE TË ENERGJISË

OPTIMIZIMI I ENERGJISË EFIÇIENTE TË NDËRTESËS

Info | BIM në BEM | Procesi i Punës | Vlerësimi | Karakteristikat | Simulimi | Raporti | Performanca | Krahasimi

Vlerësimi i energjisë për çdo klimë dhe vend

EcoDesigner STAR mund të përdoret për vlerësimin performancës së energjisë së ndërtesës në çfarëdo rrethane apo edhe vendi - në mbarë botën.

EcoDesigner STAR përdor metodën për simulimin dinamik të ndërtesës e cila është e vlefshme në gjithë botën. Kjo mundëson përdoruesit për vlerësimin e saktë të performancës së energjisë së ndërtesës në çdo klimë apo vend.

 
 

Info | BIM në BEM | Rrjedhja e Punës | Vlerësimi | Karakteristikat | Simulimi | Raporti | Performanca | Krahasimi

EcoDesigner STAR | Karakteristikat Kryesore

Kombinimi i BIM modelit me simulim tërëditor të energjisë duke u bazuar në kushtet klimatike dhe operimin e kthinave, krijon një mjedis të realitetit virtual të ndërtesës së projektuar që edhe shton një tjetër dimension të përjetimit në BIM (Building Information Modeling).

thermal_blcks.jpg

Blloqet Termike të shumëfishta

EcoDesigner STAR për llogaritjen e bilancit të energjisë trajton edhe blloqet termike të shumëfishta. Zonat në ArchiCAD janë të grupuara sipas orientimit, shfrytëzimit dhe përdorimit të sistemeve makinerike në blloqet termike, të cilat janë të nevojshme për simulimin e saktë të energjisë.

Simulimi i Urave Termike

EcoDesigner STAR u mundëson arkitektëve për të realizuar analizat e urave termike në çdo detaj të projektit, brenda sekondit. Ky simulim i kalimit të nxehtësisë në 2D mund të realizohet në çdo detaj të projektit në ArchiCAD, për t'i identifikuar ato pjesë të ndërtesës që janë të rrezikuara për humbjen e nxehtësisë dhe mund të shkaktojë kondenzim të avullit apo efekte të tjera të padëshiruara. Rezultatet e simulimit të urave termike mund të vendosen në Layouts dhe të prezantohen si pjesë e dokumentacionit teknik të projektit.

Energjia Alternative në vend

BEM (Building Energy Model) i EcoDesigner STAR mund të inkorporoj zgjidhje ekologjike të energjisë së rinovueshme lokale, siç janë sistemet fotovoltaike dhe turbinat e erës. Gjenerimi i energjisë elektrike në vend mundëson projektimin me energji efiçiente të shkëlqyer apo edhe projektimin me energji net-zero të ndërtesës.

 

Gjeometria BIM dhe Eksportimi i Parametrave Termike

EcoDesigner STAR siguron komunikim të rrjedhshëm me aplikacionet e tjera për kalkulimin e energjisë së ndërtesës. Gjeometria dhe vetitë e materialeve të BEM (Building Energy Model) mund të ndahen me softuerët e palës së tretë për analiza të energjisë nëpërmjet një shumëllojshmërie të pasur të formateve për eksportimin e të dhënave, duke përfshirë

  • Eksportimi direkt në PHPP
  • Eksportimi direkt në iSBEM
  • Eksportimi direkt në VIP-Energy
  • Ekaportimi nëpërmjet gbXML
  • IFC translator i dedikuar për "Green"

Metoda ekspert për MEP Sistemet e ndërtesë

Arkitektët mund të zgjedhin ndërmjet opcionit themelor dhe ekspert për zgjedhjen e MEP sistemeve të ndërtesës për secilin sistem në mënyrë të pavarur, ashtu që vetëm parametrat kryesor të shfaqen gjatë gjithë kohës. Konfigurimet e sistemit mund të rregullohen gradualisht duke përdorur metodën ekspert, gjatë progresit të projektit.

Info | BIM në BEM | Rrjedhja e Punës | Vlerësimi | Karakteristikat | Simulimi | Raporti | Performanca | Krahasimi

Metoda e Simulimit në përputhje me Standarded

EcoDesigner STAR për analiza përdor metodën e kalkulimit të VIPcore nga StruSoft që përputhet me standardet ANSI/ASHRAE Standard 140-2007 metodën standarde të Testimit me programe kompjuterike për vlerësimin e Analizave të Energjisë së ndërtesës. Kjo metodë e testimit paraqet standardin  për sigurimin e cilësisë së simulimit të përpikët.

Është i referuar nga rregulloret më të njohura për projektimin e ndërtesave të qëndrueshme në mbarë botën, duke përfshirë LEED, Green STAR, BREEAM, DGNB dhe CASBEE, si dhe standardet më njohura kombëtare që miratojnë simulimin dinamik (p.sh. ASNRAE 90.1, NatHERS, BCA Section J).

Kalkulimi i Vlerësimit të Performancës në përputhje me Standarded

Funksionet e Vlerësimit të Performancës në EcoDesigner STAR ndihmojnë arkitektët për të krahasuar alternativat e energjisë efiçiente gjatë projektimit. Përveç kësaj për të qenë në përputhje me ASHRAE 90.1 2007, (Shtojca G: Metoda e Vlerësimit të Performancës) specifikimet standarde siç referohen nga USGBC LEED Energy 2007, metoda e gjenerimit të ndërtesës referuese bazë nga programi, ofron një shkallë të madhe të lirisë që t'i përshtatet poashtu edhe rregulloreve tjera për vlerësimin e performancës.

Përveç llogaritjeve për vlerësimin e performancës, EcoDesigner STAR gjithashtu gjeneron edhe konsumin e karburantit, konsumin e energjisë primare dhe kalkulimet e emitmit të Gazrave (Greeenhouse) që mund të përdoren në dokumentacionet siç janë AIA Sustainable Practice in Architecture 2030 Goal apo Energy STAR.

Përveç llogaritjeve për vlerësimin e performancës, EcoDesigner STAR gjithashtu gjeneron edhe konsumin e karburantit, konsumin e energjisë primare dhe kalkulimet e emitmit të Gazrave (Greeenhouse) që mund të përdoren në dokumentacionet siç janë AIA Sustainable Practice in Architecture 2030 Goal apo Energy STAR.

Info | BIM në BEM | Rrjedhja e Punës | Vlerësimi | Karakteristikat | Simulimi | Raporti | Performanca | Krahasimi

Raporti i detajuar i Vlerësimit të Performancës

EcoDesigner STAR paraqet me mundësi të përshtatjes, raporte të ndryshme të hollësishme në lidhje me, karakteristikat e energjisë të blloqeve individuale termike, duke përfshirë të dhënat e projektit  HVAC për madhësitë e sistemi të ndërtesës (metoda e kalkulimit sipas kërkesës), Vlerat Kryesore të Blloqeve Termike dhe Bilanci i Energjisë, si dhe profilet e Temperaturave ditore . Ky raport i detajuar i mundëson projektuesit jo vetëm për të monitoruar performancën e energjisë së komplet projektit, por edhe për të kontrolluar gjendjen e hapësirave  në mënyrë të pavarur (apo grupeve të hapësirave), që të arrijmë optimizimin e tyre për qëllime të caktuara brenda ndërtesës.

Info | BIM në BEM | Rrjedhja e Punës | Vlerësimi | Karakteristikat | Simulimi | Raporti | Performanca | Krahasimi

Performanca e Detajuar e Energjisë

Monitoro performancën e energjisë të komplet projektit.
Kontrollo dhe optimizo në mënyrë të pavarur gjendjen e hapësirave.


Info | BIM në BEM | Rrjedhja e Punës | Vlerësimi | Karakteristikat | Simulimi | Raporti | Performanca | Krahasimi

Krahasimi i Energy Evaluation dhe EcoDesigner STAR

ENERGY EVALUATION NË ARCHICAD 19 ECODESIGNER STAR PËR ARCHICAD 19
E disponueshme By default në çdo ArchiCAD 19 FULL, TRIAL dhe EDU Add-on për të gjitha versionet e ArchiCAD 19;
aktualisht në AUS, BR, CA, DK, FIN, HU, S, NL, EE, SA, UK, LT, SI, USA


Në Përputhje me Standarded
NA ASHRAE 140-2007, ASHRAE 90.1-2007 (LEED Energy)


Ecuria e punës
Të dhëna të kufizuara, Teknologjia e simulimit në përputhje me standarded, Përmbajtja e Raportit e kufiuar Të dhënat në përputhje me Standarded, Teknologjia e simulimit në përputhje me standarded, Përmbajtja e Raportit në përputhje me Standarded


BIM gjeometria dhe eksportimi i parametrave të materialit përveç IFC
NA gbXML, PHPP, iSBEM, VIP-Energy


Simulimi i Urave Termike
NA Humbjet e Energjisë dhe Imazhet Termike në detajet e ArchiCAD 19


MEP Sistemet e Ndërtesës
vetëm Dialogu themelor Opsionet e Dialogut Themelor apo Ekspert


Energjia e Ripërtëritshme
NA Energjia Solare Fotovoltaike dhe Energjia e Erës


Vlerësimi i Performancës
NA Eksport/Import i PLN fajllit si "Baseline Building", Rrotullimi automatik i modelit dhe Rikalkulimet (opsionale) Llogaritjet Krahasuese


PDF Raporti
E thjeshtuar: Vetëm të dhënat e Projektit E detajuar: Të dhënat e Projektit dhe Bllokut Termik, Rezultatet e Vlerësimit të Performancës


XLS Raporti
E thjeshtuar: Rezultatet Mujore, vetëm të dhënat e Projektit E detajuar: Rezultatet Mujore, Javore dhe çdo Orë, Të dhënat e Projektit dhe Bllokut Termik, Rezultatet e Vlerësimit të Performancës


Krahasimi i Rezultateve
NA Ndërtesa bazë, Performanca bazë, Kostoja e Energjisë bazë


Raporti i të dhënave shtesë
NA Vlerat Kryesore të Bllokut Termik, Bilanci i Energjisë së Bllokut Termik, Profili i Temperturave Ditore, Të dhënat e HVAC projektit, Burimet e Energjisë së ripërtëritshme, Tabela e Vlerësimit të Performancës, Konsumi dhe Kursimet e Energjisë

Nëse dëshironi të bleni, merrni me qira, apo të mësoni më shumë në lidhje me ECO Designer STAR, kontaktoni ArchiEDU, ne jemi zyrtarisht në shërbimin tuaj për çdo pyetje në lidhje me produktet e GRAPHISOFT-it

 

adresa:

Boulevard "Nëna Tereza",
st. Fehmi Agani, 4th Floor, No.5
10000 Prishtinë, Kosova

 

mob:

+386 (049) 145-820
+377 (044) 777-500

 

email:

info@archiedu.com

 

web:

www.archiedu.com