slide1-home.jpg
 

ARTLANTIS 6 | Simply Physical

Artlantis i plotëson të gjitha kriteret kur është fjala për shpejtësi, lehtësi të përdorimit dhe kualitet të lartë të renderimit dhe animacioneve. Aplikacioni unik i renderimit, është shumë i përzgjedhur nga arkitektët, dizejnerët, planifikuesit hapësiror, arkitektët e interierit, planifikuesit urbanë, dhe arkitektët e peisazhit.

 
SIMPLY PHYSICAL - Opsioni i ri për renderim "Physically correct" në Artlantis 6, me thjeshtësinë e saj legjendare, mundëson krijimin e visualizimeve me një bukuri dhe kualitet të pakrahasueshëm.
 

Physical engine

Për të krijuar imazhe mahnitëse, Artlantis 6 tani e ka të integruar "physical engine", duke theksuar kualitetin e enderimit fizik/realistik, saktësinë, finesat e materialit, dhe konservimin e energjisë.
 

White Balance

"White Balance" mundëson rregullimin e ngjyrave dominuese të skenës ndaj ndriçimit të ambientit. Thjesht vendose këtë parametër të ri në opsionin "automatic color" ose zgjedh një ngjyrë referente, e cila do të njihet si e bardhë në skenën 3D.


Ambient occlusion

Ky opsion i ri në Artlantis, i mundëson përdoruesit përdorimin e "global ambient occlusion" për të krijuar hijezimin virtual në ato hapësira të vogla ku drita natyrale nuk ka mundësi të depërtoj. Kjo sjell më shumë thellësi dhe lehtësim për skenat e enterierit dhe ato të eksterierit.

  © Yanosh Hdry

© Yanosh Hdry


White model

Gjatë kalkulimit, renderimi me opsionin "White model" i ndryshon të gjitha materialet e sipërfaqeve në ngjyrë të bardhë me përjashtim të atyre që janë transparente. Ndriçimi e mbanë ngjyrën e tyre për të arritur një mjedis të sofistikuar.


Parametrat e para-caktuara

Zgjidhni ndërmjet shumë formave të para-caktuara (për enterier, eksterier, ambiente me ndriçim të ulët) dhe me përkufizime të ndryshme (shpejtësi, mesatare, cilësi), për të vendosur shpejt për rezultatet më të mira!

  © Francisco Vidigal

© Francisco Vidigal

Ekspozimi

Artlantis ofron dy metoda të ndriçimit: Rregullimin automatik të ndriçimit dhe ISO/Shutter. Duke zgjedhur parametrat e metodës me rregullim automatik të ndriçimit, energjia e dritës dhe neonit të përdorur në skenë rregullohet në mëyrë automatike duke u përshtatur me ndriçimin e qiellit dhe të diellit.


IES Ndriçimi

Në Artlantis të bashkangjitur mund t'i gjejmë 8 profile të ndryshme të IES ndriçimit me parametra të para-caktuara. Gjithashtu Artlantis 6 mundëson importimin e IES profileve që mund t'i shkarkojmë nga webfaqet e prodhuesve të ndryshëm. Këto fajlla përdoren për të stimuluar ndriçimin real në projekt. Për fleksibilitet edhe më të madh, Artlantis 6 mundëson modifikimin e lehtë të shkëlqimit, ngjyrave, drejtimit dhe këndet e përhapjes së dritës.


HDRI (High dynamic range imaging)

Artlantis tani është plotësisht kompatibil me fotografi HDRI, për ndriçim të sfondit (background) dhe për ndriçim global. Funksioni "enhanced sky" në parametrat e renderit, e përmirëson foto-realitetin e imazheve.


Neon shader

Krahas tjerave, dritat e neonit janë përditësuar plotësisht për këtë version me përfitime të konsiderueshme në aspektin e cilësisë dhe shpejtësisë së llogaritjes.

Integrimi i Lokacionit

Gjatë përdorimit të funsionit "site insertion", Artlantis 6 ofron një proces të ri dhe të thjeshtë të projeksionit me llogaritje më të sakta. Pas përshtatjes së akseve XYZ në projeksionit 2D, dhe në dritaren 3D, modeli shumë lehtë pozicionohet në imazhin e sfondit (background). Vegla revolucionare për integrimin e lokacionit mundëson vendosjen e transparencës në imazhin e përparëm (foreground) drejtëpërdrejt në Artlantis, për të përmirësuar kështu cilësinë e projektit.


 

Alpha Mask Editor e integruar në Artantis

Kjo vegël revolucionare mundëson vendosjen e transparencës në imazhin e përparëm (foreground) drejtpëdrejtë në Artlantis, për të përmirësuar cilësinë e projektit.

  © Piljek Ivan

© Piljek Ivan

  © Patrick Bernhar

© Patrick Bernhar

  © Sylwia Golisz

© Sylwia Golisz

Projeksioni Laserik

Me një klikim të thjeshtë në rrafshin referues në "preview window", mund të paraqesim pozicionin dhe orientimin e projeksionit të laserit. Vija e kuqe e projektuar në këndin 360 në model, mundëson pozicionimin e objekeve apo teksturave në mënyrë automatike.

Katalogu & Media

Tani qasja në "Media Store" në Artlantis bëhet me një klik të vetëm. Për të rregulluar katalogun tuaj, Artlantis 6 mundëson krijimin në mënyrë të thjeshtë të dosjeve (follderave) në 2 nivele. Metoda e re e selektimit mundëson shikimin e mediave, shaders dhe objekteve që janë përdorur kohën e fundit, të cilat tanimë ekzistojnë në projekt apo ato të cilat janë vendosur në selektim. Duke ju falënderuar veglës "drop-drop", ju mund të vendosni media në projekt në mënyrë të rastësishme nga libraritë e selektuara me çdo klikim të mausit.

Preview

"Preview" në mënyrë interaktive navigon në "block display" ose "surface display", me ose pa kalimin automatik në OpenGL. OpenGL shfaqet me ngjyra, vija të fshehura (hidden lines), wireframe (pamja e skeletit), apo me kombinimin e të dyjave.

Shfaqja e Filtrave

Me opsionin "display filter", tani shumë shpejt mund t'i gjejmë materialet e një objekti, objektet në pamjen aktuale, "shaders-at" e projektit... 

Search

Për një produktivitet edhe më të madh, fushat e kërkimit janë shtuar në listat e secilit inspektim.

  © Sylwia Golisz

© Sylwia Golisz

KeyServer

Mbrojtja e KeyServer ju mundëson startimin e Artlantis 6 në mënyrë automatike në Macintosh, ndërsa në Windows si një shërbim (service).

Krijimi i objekteve

Gjatë krijimit të një objekti, tani është shumë më lehtë përcaktimi i orientimit të saj.

Retina

Në pajisjet Mac, Artlantis 6 tani është kompatibil me ekranët Retina për paraqitje më cilësi të lartë.

stephane-desmulie-8-g.jpg

Autosave

Një ndryshim i shumëpritur: që Artlantis 6 tani e bën të mundshme për AutoSave te fajllit, duke mos i lënë kështu asgjë rastësisë.

Post-process

Efekti I ri "vignetting" tani është në dispozicion në post-procesim.

 

Nëse dëshironi të bleni apo të mësoni më shumë në lidhje me Artlantis, kontaktoni ArchiEDU, ne jemi zyrtarisht në shërbimin tuaj për çdo pyetje në lidhje me produktet e ABVENT-it

 

adresa:

Boulevard "Nëna Tereza",
st. Fehmi Agani, 4th Floor, No.5
10000 Prishtinë, Kosova

 

mob:

+386 (049) 145-820
+377 (044) 777-500

 

email:

info@archiedu.com

 

web:

www.archiedu.com