Info | Kompatibiliteti | Limitimet | Të rejat | Krahasimi
Të rejat në ArchiCAD STAR(T) Edition 2021
Për të mësuar më shumë në lidhje me karakteristikat e reja dhe detajet e kompatibilitetit të ArchiCAD STAR(T) Edition 2021, shkarko Tabelën e krahasimit të verzioneve.
Pamje e re në BIM
ARCHICAD STAR(T) Edition 2021 ofron një interfejs të re dhe të pastërt duke maksimalizuar hapësirën punuese dhe me ikona të reja e të vektorizuara që duken të mprehëta në çfarëdo rezolucioni të monitorit. Përmirësimet në "TAB" bazuar në navigim mundësojnë navigim të lehtë dhe të shpejtë ndërmjet pamjeve të ndryshme të projektit.
-ARCHICAD STAR(T) EDITION 2021 sjell interfejs të unifikuar, azhuruar dhe profesional.
-ARCHICAD STAR(T) EDITION 2021 ka një hapësirë punuese të pastërt dhe më të madh duke i shfaqur vetëm funksionet me një përdorim të gjerë dhe duke ristrukturuar komandat dhe opsionet me përdorim më të rrallë.
-Duke eliminuar elementet grafike të panevojshme nga interfejsi, jo vetëm që është liruar nga zhurmat e panevojshme vizuale, por ofron edhe një hapësirë shumë më të madhe për projektimin dhe modifikimin e projektit.
Graphical Favorites
Vegla e re "Favorites" e bën më të shpejtë punën e përditshme në zhvillimin e projektimit duke ofruar asistencë vizuele me parametrat e elementeve të ruajtura dhe në mënyrë automatike i gjeneron pamjet e tyre 2D dhe 3D me ngjyra - e disponueshme për çdo vegël.
-Vegla e re "Favorites" jo vetëm që i ndihmon BIM Menagjerëve në krijimin e parametrave dhe fuqizimon krijimin e "Office Project Template", por edhe e shpejton punë e përditëshme në zhvillimin e projektit.
-"Favorites" mund të organizohen sipas nevojës, në struktura hierarkike të dosjeve duke përdorur metodën Drag&Drop për qasje më të lehtë; selektimi e disa elementeve përnjëher gjithashtu është e suportuar në Favorites.
-"Favorites" të selektuar si follder apo edhe si elemente individuale mund të importohen dhe të eksportohen në formate të ndryshme që të na mundësoj mirëmbajtjen më të lehtë të "Office Standards" ndërmjet projekteve.
