Info | Prezentimi | BIM apo 2D | Funksionet | Koordinimi
Funksionet e MEP Modelimit
MEP Toolbox
MEP Toolbox përmban një grup të veglave të dedikuar për krijmin e komponentëve të ndryshëm të MEP Instalimeve:
- HVAC kanalet (Ngrohja, Ventilimi dhe Ajri i kondicionuar) të drejta, të lakuara dhe fleksibile, gypat dhe mbajtëset e kabllove elektrikë
- Tranzicionet, nyjet, elementet lidhëse për lidhjen e MEP komponenteve me njëra-tjetrën
- Pajisjet dhe terminalet për lidhje automatike në input dhe output të elementeve të MEP Instalimeve
MEP elementet janë parametrike dhe mundësojnë konfigurim të lehtë të dimensioneve sipas nevojës.
Libraria e Objekteve MEP
GRAPHISOFT MEP Modeler vjen me një bibliotekë të gjerë të MEP objekteve specifike. Kjo bibliotekë përmban MEP elemente të ndryshme me mundësi të konfigurimeve të posaçme me pika lidhëse të zgjuar për lidhje automatike gjatë modelimit të MEP instalimeve. Pas instalimit të MEP Modeler, disa objekteve standarde të ArchiCAD-it (për shembull elementet e sanitarisë, elementet e kuzhinës, objektet për ngrohje, etj) do të pasurohen me pikat lidhëse të zgjuara dhe parametra specifike në kuadër të MEP Instalimeve.
Elementet e veçanta të MEP
Elementet e veçanta të MEP mund të krijohen dhe ruhen duke përdorur veglat standarde të ArchiCAD-it siç janë muret, pllakat, morph dhe (GDL) objektet. Këto pjesë të veçanta të objekteve do të shtohet automatikisht në bibliotekën aktuale të MEP. Ato mund të vendosen në projekt apo të ri-përdoren në projekte tjera. Elementet e veçanta MEP janë poashtu inteligjente sikurse edhe pjesët standarde të MEP bibliotekës që vijnë së bashku me MEP Modeler.
MEP Instalimet
Në GRAPHISOFT MEP Modeler, MEP Instalimet paraqesin një grup të elementeve që trajtohen së bashku, gjë që e bën krijimin dhe modifikimin e elementeve shumë më efikase dhe më të qëndrueshme. Kur elemente të reja shtohen në MEP Instalimet ekzistuese, ata automatikisht do të marrin parametrat e nevojshme për lidhje siç janë: forma, diametri dhe vlerat e gjerësisë dhe lartësisë.
Vendosja e MEP Elementeve
Një metodë themelore për krijimin e Instalimeve Makinerike është vendosja në mënyrë individuale një nga një të kanaleve të ventilimit, gypave të ujësjellësit apo edhe mbajtësve të kabllove elektrik. Me këtë metodë, lidhjet janë ndërtuar një-nga-një dhe pozicionet e elementeve përshtaten individualisht gjatë vendosjes së tyre. Kjo është një metodë e procesit të punës shumë fleksibile sikurse loja me "LEGO®" ku kemi kontroll të plotë mbi llojin, mënyrën e shpërndarjes dhe parametrat e elementeve të vendosura.
Shpërndarja e MEP instalimeve
Funksioni i shpërndarjes së MEP Instalimeve mundëson projektuesit krijimin e MEP elementëve me lidhje automatike me një seri të klikimeve të mausit. Kursori i zgjuar në ArchiCAD dhe vijat ndihmëse të përkohshme ofrojnë ndihmë të mëtejshme në krijimin e MEP instalimeve, në mënyrë të shpejtë dhe me lehtësi. Shpërndarja e instalimeve mund të realizohen në baza a poashtu edhe drejtpërdrejtë nga 3D pamjet.
Modifikimi i MEP Elementeve
Një grup i fuqishëm i elementeve për editim grafik është në dispozicion për modifikimin e gjeometrisë së elementeve të veçanta të MEP Instalimeve. Me modifikimin e një pjesë të MEP instalimeve automatikisht do të modifikhen edhe elementet tjera të lidhura. Gjithashtu një element lidhës mund të shtohet në sistem të instalimeve.
