Modifikimi i sipërfaqeve

Ngjyrosja Interaktive e sipërfaqeve në 3D

ARCHICAD 22 mundëson në mënyrë intuitive, editimin e sipërfaqeve të modelit të ndërtesës në 3D me drag-and-drop, duke siguruar në mënyrë direkte feedback-un vizuel.

Dizajni kreativ është i menjëhershëm dhe mund të jetë mbresëlënës ndaj klientit gjatë prezantimit të projekteve. Editimi i sipërfaqeve të modelit të ndërtesës në 3D në mënyrë intuitive me drag-and-drop, mundëson rezultat/feedback vizuel të menjëhershëm. Vegla e re për ngjyrosjen e Sipërfaqeve në ArchiCAD mundëson ndryshimin e sipërfaqeve të modelit në dritare 3D me një klik të vetëm, duke përdorur paletën për ngjyrosje.