Procesimi në Prapavijë

Procesimi në prapavijë në ARCHICAD 22 gjeneron pamjet e modelit pothuajse në mënyrë të menjëhershme (simultane)

Në shumicën e kohës, kapaciteti i procesimit të kompjuterit tuaj është jo i barabartë. Kjo për shkak se lloje të ndryshme të procesimeve kompjuterike nevojiten për suportimin e punës së rrjedhshme në projektet arkitektonike. Detyrat që kërkojnë kapacitet të procesimit më të madh, janë të shpërndara ndërmjet detyrave që nuk janë aq të nevojshme, kështu që rrjedhshmëria e punës mund të paraqitet duke u shpejtuar... dhe duke u ngadalësuar.

Vetëm ARCHICAD 22 përfiton nga kapaciteti i pashfrytëzuar i kompjuterit, duke parashikuar se çfarë veprime ju mund të bëni në vijim, dhe këto veprime i përgatitë në prapavijë. Ky parashikim rrit në masë të madhe reagimin e përgjithshëm të softuerit, kështu që ndjehet më efikas me projekte të çfarëdo lloji apo madhësie. Kjo është një dallim dramatik që do t'a vëreni ndërmjet kësaj teknologjie të gjeneratës së ardhshme dhe BIM softuerit standard pa procesim në prapavijë.

Rezultatet flasin vetë. Në ARCHICAD 22, nevojitet 70% më pak kohë për të hapur BIM projektin në 3D - varësisht nga kompleksiteti i projektit dhe performancat e kompjuterit që përdorni. Ndërsa koha e hapjes për të gjitha Prerjet, Dukjet apo 3D Dokumentet është zvogëluar për 50%.

Duke ju falënderuar këtyre inovacioneve, hapja dhe kalimi ndërmjet pamjeve të ndryshme të modelit do të ndodhin pothuajse në mënyrë të menjëhershme. Nuk ka më pritje gjatë ngarkimit të pamjeve të projektit. Pra, ju do të kurseni kohë dhe të shijoni procesin e rrjedhshëm të punës. Dhe gjithashtu në vend të shqetësimeve me kompjuterin tuaj do të jeni në gjendje të përqendroheni më shumë në projektim.