archiEDU shpallet fitues i Çmimit "SHARE Future Projects Awards 2020" për Projektin “PRISHTINA PARK-ing”

ArchiEDU është shpallur fituese në kategorinë e Hapësirave Publike & Zyrave në kuadër të çmimeve prestigjioze "SHARE Future Projects Awards 2020". Këto çmime synojnë të nxjerrin në pah dhe të promovojnë arritjet në fushën e ndërtimit në Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe fitimi i kësaj çmimi nga ArchiEDU thekson kontributin e rëndësishëm dhe inovativ të zyrës në këtë fushë.