Epic dhe Twinmotion i bashkojnë forcat

Epic Games dhe Twinmotion i bashkojnë forcat për të ofruar Vizuelizim ne kohë reale, me kualitet të lartë dhe gjithashtu i lehtë per t'u përdorur.

upload.jpg

Twinmotion, tani është pjesë e familjes Epic nga Unreal Engine, dhe lajmi me i mire është se verzioni i ri i Twinmotion mund të shkarkohet FALAS deri në Nëntor të vitit 2019.

Pa marrë parasysh se a jeni në profesionin e arkitekturës, ndërtimtarisë, planifikimit urban apo në industrinë e peizazhit, ndërfaqja intuitive e saj ju mundëson të caktoni PBR materialet, të rregulloni ndriçim dhe gjithashtu të zgjidhni sezonin dhe motin me vetëm disa klikime. Plotësoni skenën nga biblioteka e saj me asete të gatshme për përdorim, duke përfshirë personazhe të animuara, dhe pemë të cilëve gjethet e tyre lëvizin sipas levizjes së erës.  Me pak klikime, mund të krijoni shtegun e ecjes së njerëzve apo edhe lëvizjen e veturave, dhe pastaj të ndryshoni pamjet e tyre për t'iu përshtatur skenës.

Nëse jeni përdorues i ARCHICAD-it, mund të përfitoni nga funksioni i sinkronizimit të drejtpërdrejtë me vetëm një klikim për të konvertuar skenën me një shpejtësi marramendëse. Twinmotion gjithashtu përkrahë edhe formatet tjera siç janë FBX, SKP, C4D dhe OBJ fajllat.

Pasi përgaditjes së skenës, Twinmotion e bën të lehtë krijimin e imazheve, panoramave, video standarde dhe 360°, si dhe përvojat e realitetit virtual.

upload.jpg

Verzioni i ri i Twinmotion ka disa dallime krahasuar me Twinmotion 2019, versionin e krijuar nga Abvent.  Përveç që tani është i falas, versioni i fundit gjithashtu ofron performancë të përmirësuar, sinkronizim më të avancuar të lidhjes drejtpërdrejt me ARCHICAD, dhe opsionin e ri të "global illumination glow effect".  Të gjithë përdoruesit tani mund të kenë qasje në bibliotekë të përbashkët të "multi-user collaboration", veçori e cila më parë ka qenë e disponueshme vetëm në Twinmotion Team.

Një pjese e vogël e karakteristikave janë eliminuar apo ndryshuar. Për informata më detaje te ndryshimeve tjera mund t'i gjeni këtu.

Shkarko Twinmotion këtu: Download është absolutisht falas deri në nëntor 2019.