ArchiCAD Connection Add-In për Revit 2015

A bashkëpunoni me inxhiniera (bashkëpunëtor) që përdorin Revit? A i shkëmbeni informatat e projektit nëpërmjet IFC apo gjithçka hudhni poshtë duke i exportuar në DWG? Ky shkëmbim a ju shkon ashtu siç keni dëshiruar? A jeni në dijeni ju dhe bashkëpunëtorët e juaj që Graphisoft vazhdon përkrahjen e Add-in për Revit në mënyrë që t'i përmiresoj aftësitë e IFC? Disa informata që duhet t'i dërgoni bashkëpunëtorëve (fazistave) tuaj, mund ti gjeni gjeni këtu: download page

ArchiCAD Connection Add-In për aplikacionet Autodesk Revit

GRAPHISOFT ArchiCAD Connection është Add-In falas për softuerët Autodesk Revit (duke përfshirë Revit Structure, Revit MEP dhe Revit Architecture). Add-In përmirëson "IFC model-based" dhe shkëmimin e informatave ndërmjet GRAPHISOFT ArchiCAD dhe aplikacioneve Autodesk Revit.

 
 

GRAPHISOFT ArchiCAD Connection Add-In ka dy funksione:

  • “IFC Import të përmirësuar” importon IFC modelin në Revit duke përdorur karakteristika shtesë që përmirëson interpretimin e modelit arkitektonik.
  • “Export në ArchiCAD” eksporton elementet e modelit nga  Revit në IFC fajlla që është e krijuar  posaçërisht për përdorim në GRAPHISOFT ArchiCAD.

Për më shumë informata, shikoni manualin.

Të rejat në ArchiCAD Connection për Revit 2015 Add-In

Ju njoftojmë se "GRAPHISOFT ArchiCAD Connection Add-Ins" e re është lansuar për Revit 2015:

  • Versioni i ri INT tani është në dispozicion (build 4719);
  • Tre versione të reja të gjuhëve gjithashtu janë lansuar :Gjerman, Italian, Japoneze.

ArchiCAD Connection Add-In i zhvilluar për Revit 2015 ofron shtesë, funksionet optimale për rregullimin e karakteristikave të IFC import/eksport për Revit:

  • Importimi i të gjitha Atributeve, Parametrave dhe "Classification Reference data" të IFC elementeve të modelit siç klasifikohen parametrat në Revit
  • Kontrollimi i lidhjeve (nyjeve) automatike ndërmjet mureve dhe shtyllave gjatë IFC importimit
  • Korigjimi i parametrave të "Phase Filter" për të gjitha pamjet në IFC import
  • Eksportimi i elementeve bazuar në "phase status" në Revit
  • Eksportimi i 2D elementeve të shënimeve (annotation)
  • Eksportimi i pjesëve të elementit si elemente të veçanta konstruktive
  • Eksportimi i Skemave si "IFC properties"
  • Eksportimi i "Family" dhe "Type name" si "Reference property"
  • Sikurse importi ashtu edhe eksporti suporton "compressed IFC format" (IfcZIP) përpos formatit normal IFC file
E rëndësishme: Për rezultat më të mirë, sigurohuni që keni të instaluar versionin e fundit të aplikacionit Autodesk®’s IFC 2015 import-export për Revit.

Për ta shkarkuar Add-in klikoni në këtë link:

http://www.graphisoft.com/downloads/interoperability.html

archiEDU

archiEDU, QT. Dardania, Bulevardi Bill Klinton, Lok.23, Prishtina, Kosova