BIMx PRO

Ju njoftojmë se Graphisoft ka lansuar Update-in e ri për aplikacionin mobile të BIMx në Appstore të Apple. Qëllimi kryesorë i Update-it është thjeshtësimi i mënyrës së licencimit të BIMx app, që edhe ka qen kërkesa #1 nga klientët. Ky Update rezullton me këto ndryshime në Appstore:

1. Më pak opsione të licencimit, por me më shumë fleksibilitet: 
— Është eliminuar opsioni i licencës më pak i përdorur "one model", për ta zvogëluar numrin e opsioneve në dispozicion. 
— Është eliminuar opsioni i aktivizimit të licencës "BIMx Model Sharing" me kohëzgjatje 7 ditë. Kjo formë e licencës është mënyra e paraparë për shpërndarjen e BIMx Hyper-models me klientët.
 
2. Ri-emërtimi i BIMx Docs në BIMx PRO:
— Është ri-emëruar aplikacioni me pagesë (BIMx Docs) për ta vequar më shumë verzionin standard të aplikacionit FALAS me aplikacionin PRO, si dhe ndarjen e tyre në Appstore. Ky riemërtim në asnjëmënyrë nuk ndikon në përmbajtjen apo renditjen e aplikacionit aktual!
 
3. Një çmim:
— Është vendosur niveli i njejtë i çmimeve për të dy opsionet e licencave në $49.99. Si rezultat, ne kemi një ofertë që është e thjeshtë për ta shpjeguar dhe e lehtë për ta kuptuar:
 
“Të gjitha modelet në 1 pajisje* APO 1 model në të gjitha pajisjet — për çmim të njejtë $49.99" 
 
*deri në 5 pajisje të konektuara në të njejtën Apple ID
 
Shënim: Update i BIMx për versionin Android do të pason për disa muaj

 

Për më shumë informata klikoni KËTU.

archiEDU

archiEDU, QT. Dardania, Bulevardi Bill Klinton, Lok.23, Prishtina, Kosova