MyArchicad.com KOSOVO

Tani gjatë regjistrimit në portalin myarchicad.com për shkarkimin e ArchiCAD-it dhe softuerëve tjerë FALAS mund të zgjedhni edhe shtetin e Kosovës.

 
 

Gjithashtu edhe përdoruesit ekzistues që më parë janë regjistruar me shtetin Albania apo ndonjë shtet tjetër mund t'i ndryshojnë preferencat e tyre duke u qasur me usernamein e tyre në myarchicad.com dhe pastaj në rubrikën "My Account" ta ndyshoni shtetin tuaj. Shif foton poshtë...

MyARCHICAD.com ofron shkarkimin e softuerëve falas për projektim arkitektonik. Këtu ju mund ta shkarkoni ArchiCAD-in, 3D softuer për projektim arkitektonik nga GRAPHISOFT së bashku me aplikacionin GRAPHISOFT BIM Server për projektim në Teamwork. Gjithashtu mund të shkarkoni edhe add-ons apo vegla për zgjerimin e kapacitetit të ArchiCAD-it duke filluar nga Vleresimi i Qëndrueshmërisë së ndërtesës deri te krijimi dhe prezantimi i imazheve virtuale të projektit tuaj.