Kush e morri çmimin "BIM Product of the Year" për vitin 2016 në UK?

ARCHICAD 20, këtë vit për herën e 6-të rradhazi fitoi çmimin prestigjioz "BIM Product of the Year" në konferencën e 11-të mbajtur në Britaninë e Madhe nga "Construction Computing Magazine Awards".

Kjo është hera e 6-te rradhazi që GRAPHISOFT ARCHICAD 20 nderohet me çmimin "BIM Product of the Year 2016". Përveç kësaj, GRAPHISOFT edhe këtë herë u shpërblye me çmimin "Company of the Year 2016", ndërsa në kategorinë "Mobile Technology of the Year 2016", GRAPHISOFT BIMx u shpeblye me vendin e dytë.

Gjithashtu kompania Bond Bryan Digital, perdorues I ARCHICAD-IT u shpërblye me çmimin "BIM Project of the Year 2016" me projektin "East Dormitory Project". në bashkëpunim me Bill East, autori I standardit COBie. East dhe Bond Bryan Digital kanë punuar s'bashku në publikimin e modelit për projektin arkitektonik si dhe jane autor në demostrimim e aplikimit të praktikave më COBie. Me këtë sukses kompania Bond Bryan është shpërblyer edhe në vitin 2015 në të njëjtën kategori.

Pra, gjithsejt ARCHICAD në këtë konferencë u shpërblye me kater çmime kryesore në industrinë AEC siç janë: BIM Produkti i vitit 2016, BIM Projekti i vitit 2016, Kompania e vitit 2016 si dhe shperblimin e ventit të 2të për GRAPHISOFT BIMx në kategorinë Teknologjia Mobile i vitit 2016.

archiEDU

archiEDU, QT. Dardania, Bulevardi Bill Klinton, Lok.23, Prishtina, Kosova